Agim Ademi takon gjeneratën e artë! Këta emra ishin të pranishëm 

Futboll

Agim Ademi takon gjeneratën e artë! Këta emra ishin të pranishëm 

Nga: K.G. Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 16:15
Agim Ademi takon gjeneratën e artë!

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, sot ka takuar gjeneratën e artë të futbollit, të viteve të 70-ta dhe të 80-ta.

Ademi ka takuar ish trajnerin e mirënjohur, Ajet Shoshollin, pastaj ish futbollistët: Edmond Rugova, Esat Mehmeti, Ramadan Cimili, Ramiz Krasniqi, Mensur Nexhipi, Genc Hoxha, Fadil Berisha, Rexhep Gaxholli, Jusuf Tortoshi, Erdogan Celina, Isa Sadriu, Sylejman Selimi, Rafet Prekazi, Skënder Shengyli, Abdyl Bellopoja dhe Muharrem Sahiti.

“Sot me bashkëpunëtorët e mi patëm kënaqësinë të jemi bashkë me Gjeneratën e Artë të futbollit me rastin e festave të fundvitit.

Image

Gëzuar dhe shumë shëndet për të gjithë.

Respekt i përhershëm për Gjeneratën e Artë”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat