Japonia ia zgjat kontratën trajnerit

Futboll

Japonia ia zgjat kontratën trajnerit

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 16:24
Japonia ia zgjat kontratën trajnerit

Hajime Moriyasu ka zgjatur kontratën e tij si trajner i Japonisë pas suksesit të ekipit në Kupën e Botës Katar 2022.

Në një konferencë për shtyp të mërkurën, presidenti i Federatës Japoneze të Futbollit, Kozo Tajima njoftoi se Moriyasu do të vazhdojë si trajner i Samurai Blue deri në Kupën e ardhshme të Botës në SHBA, Kanada dhe Meksikë në vitin 2026.

Moriyasu mori drejtimin e ekipit në vitin 2018 dhe i udhëhoqi ata për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2022, ku i befasuan të gjithë duke përfunduar në krye të një grupi që përfshinte Spanjën, Gjermaninë dhe Kosta Rikën.

Ata pësuan një humbje të dhimbshme ndaj Kroacisë në 1/8 e finales pas ekzekutimit të penalltive.

Ai i çoi edhe në finalen e Kupës së Azisë 2019, ku u mundën 3-1 nga Katari.

Moriyasu tani synon të bëhet trajneri i parë që do të udhëheqë Japoninë në dy Kupa Botërore radhazi dhe në vitin 2026 do të synojë një vend edhe më të mirë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat