Gazetari Zajmi tregon fanellën e ardhur nga Brazili

Futboll

Gazetari Zajmi tregon fanellën e ardhur nga Brazili

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 17:39
Gazetari Zajmi tregon fanellën e ardhur nga Brazili

Gazetari sportiv Uvil Zajmi i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ ka folur në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-futbollistit të Brazilit, Pele dhe ndikimin e tij në sportin e futbollit.

Zajmi tregoi një fanellë të ish-yllit të Brazilit që sipas tij ka mbërritur nga atdheu i lojtarit duke kaluar në duart e disa koleksionistëve. Sipas tij figura e Pele është shumë e lidhur me qytetarët shqiptarë dhe adhuruesit e sportit të futbollit në vend pasi breza të tërë shqiptarësh e kanë jetuar kohën e tij të lavdishme dhe e kanë ndjekur.

“Kjo është një fanellë e Brazilit me numrin e Pelesë. E mora nga arkivi, kjo më ka ardhur nga Brazili përmes miqësive të mia nga koleksionistë që e kanë pasur. Kjo fanellë ka ardhur në vitin 2012.

Janë ndarë nga jeta shumë legjenda të futbollit dhe personalitete të mëdha, Pele është shumë i lidhur me ne, janë breza e breza shqiptarësh që e kanë jetuar kohën e tij. Pele adhurohej për 2 arsye, ishte një futbollist jashtëzakonisht shumë i madh dhe shumë shqiptarë janë tifozë të Brazilit prej tij dhe e dyta se ai ishte shumë i thjeshtë pavarësisht se ishte një lojtar shumë i madh”, u shpreh Zajmi..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat