Askush s`do ta bartë numrin e Peles te Santos

Futboll

Askush s`do ta bartë numrin e Peles te Santos

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 11:51
Askush s`do ta bartë numrin e Peles te Santos

Venezuelasi Yeferson Soteldo, i cili për momentin po mbanë numrin 10-të te Santos, duhet të gjejë një numër tjetër për ndeshjet e ardhshme. 

Kjo pasi klubi brazilian Santos do të marrë në konsideratë një propozim për të tërhequr përgjithmonë numrin 10-të që Pele veshi gjatë karrierës së tij me klubin.

Presidenti i klubit, Andres Rueda, ka thënë se asnjë lojtar i Santos nuk do të veshë fanellën me numrin 10-të në vitin 2023.

“Ne do t’i propozojmë Bordit tërheqjen përfundimtare të fanellës me numrin 10-të. Kjo kërkon një procedurë burokratike, një mbledhje dhe miratim të Bordit Drejtues të Santos”, është shprehur ai.

“Unë kam qenë gjithmonë pro dhe mendoj se është një nderim i madh për Pele, por në të kaluarën kjo ka qenë një çështje që ka ndarë anëtarët. Disa prej tyre mendojnë se nderimi më i mirë për Pele është që të gjithë lojtarët të zbresin në fushë me fanella me numrin 10-të”.

Pele,  i cili vdiq të enjten në moshën tetëdhjetë e dy vjeçare, vlerësohet si lojtari më i mirë i Santos i të gjitha kohërave. Pele ka luajtur për Santos nga viti 1956 deri në vitin 1974.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat