Formacionet zyrtare të Cityt dhe Evertonit

Futboll

Formacionet zyrtare të Cityt dhe Evertonit

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Sot me fillim nga ora 16:00 do të zhvillohet ndeshja mes Manchester Cityt dhe Evertonit, e vlefshme kjo për xhiron e 18 të Premier Ligës angleze.

Kampioni anglez do të synojë ta mbyll vitin 2022 me fitore kundër një skuadre e cila nuk e ka shijuar fitoren në katër ndeshjet e fundit.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në kampionatin anglez, City e mposhti Leeds United me rezultat 3:1, kurse Evertoni u mposht 2:1 nga Wolverhamptoni.

Momentalisht, City gjendet në pozitën e dytë në tabelë me 35 pikë, krahas Evertonit që renditet në vendin e 16 me vetëm 14 pikë të arkëtuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Cityn nuk do të paraqiten Alvarez, Dias dhe Mendy, kurse te Evertoni mungojnë Garner dhe Townsend.

Tanimë Guardiola dhe Lampard kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Manchester City (4-3-3): Ederson; Lewis, Stones, Akanji, Ake; Rodri, De Bruyne, Silva; Grealish, Haaland, Mahrez

Everton (5-4-1): Pickford; Patterson, Tarkowski, Godfrey, Coady, Mykolenko; Onana, Gray, Iwobi, Gueye; Calwert-Lewin 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat