E drejta TV, Barça dhe Reali mbulohen me miliona

Futboll

E drejta TV, Barça dhe Reali mbulohen me miliona

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 20:16
E drejta TV, Barça dhe Reali mbulohen me miliona

La Liga në Spanjë ka bërë publike shpërndarjen e fondeve të siguruara nga e drejta televizive për sezonin 2021-2022.

Siç ka bërë me dije organi drejtues i futbollit profesionist në Spanjë, ajo ka ndarë rreth 1.6 miliardë euro për klubet e Primera Division dhe Segunda Division, dy kategoritë elitare të futbollit në këtë vend. Nga informacioni i bërë publik dhe La Liga, Reali i Madridit është klubi që ka përfituar më shumë nga “torta” e të ardhurave.

Kështu, kampionët e Spanjës kanë arkëtuar 160.8 milionë euro, duke lënë pas rivalët e tyre, Barcelonën, që ka arkëtuar 160.1 milionë euro nga e drejta TV. Në vendin e tretë për nga përfitimet vjen Atletiko e Madridit, me 130.3 milionë euro. Siç bën me dije La Liga, në krahasim me sezonin 2020- 2021, në sezonin që u mbyll, arkëtimet nga e drejta televizive në Spanjë janë reduktuar me 15 milionë euro ku shkak është pandemia.

Miliona të shumta kanë përfituar edhe klubet e divizionit të dytë në Spanjë, me Eibarin që ka arkëtuar 28.6 milionë euro në sezonin 2021-2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat