Gjashtë gola, Xhaka me Arsenalin fitojnë në Brighton

Futboll

Gjashtë gola, Xhaka me Arsenalin fitojnë në Brighton

Nga: K. Goca Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 20:22
Ilustrim nga "Daly mail"

Arsenali thellon edhe më shumë epërsinë në renditjen e tabelës në Premier League në futboll.

“Topçinjtë” shënuan fitore me rezultat 4:2 ndaj Brighton-it, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Amex”.

Futbollisti Granit Xhaka u paraqit titullar duke dhënë maksimumin për trepikëshin e madh të skuadrës londineze. 

Për Arsenalin realizuan Saka (2'), Odegaard (39'), Nketiah (47'), Martinelli (71') dhe për Brighton shënuan Mitoma (65') e Ferguson (77').

Pas javës së 18-të, Arsenal kryeson me 43 pikë, ka shtatë më shumë se Manchester City dhe Brighton zë pozitën e tetë me 24 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat