“Makineritë” e golave në këtë vit kalendarik, Kylian Mbappe vendos diktatin

Futboll

“Makineritë” e golave në këtë vit kalendarik, Kylian Mbappe vendos diktatin

Më: 1 janar 2023 Në ora: 08:32
Kylian Mbappe

Viti 2022 mund të konsiderohet si ai kur Mbappe vuri firmën e tij në emrat e mëdhenj të këtij sporti. Ylli i PSG dhe Francës, nuk e fitoi Kupën e Botës, por tregoi se është një “makineri” golash dhe një lojtar, që di të bëjë diferencën me lojtarë si Messi dhe Neymar në skuadër.

Nga 1 janari 2022 Mbappe ka shënuar 56 gola, aq sa ndeshje ka luajtur, duke regjistruar një mesatare mbresëlënëse të një goli për ndeshje. Me këtë rekord, Mbappe qëndron mbi të gjithë të tjerët në këtë sezon, teksa është ende larg rekordit të Messit me 91 gola në një vit kalendarik.

Francezi arriti të regjistrojë një numër të madh rekordesh, më i veçanti, duke shënuar tripletë në një finale të Kupës së Botës, për herë të parë që nga 1966-ta, kur këtë e bënte Geoff Hurst.

Në vendin e dytë renditet një tjetër “makineri”, Erling Haaland me 44 gola në 42 ndeshje. I treti është Robert Lewandowski me 42 gola në 51 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat