Shqipëria e vitit 2022 nuk la mbresa pozitive në rrugëtimin e saj

Futboll

Shqipëria e vitit 2022 nuk la mbresa pozitive në rrugëtimin e saj

Më: 1 janar 2023 Në ora: 11:35
Shqipëria fufu

Shqipëria e vitit 2022 nuk la mbresa pozitive në rrugëtimin e saj në edicionin e tretë të Nations League. E shortuar në Grupin B së bashku me Izraelin, Islandën dhe Rusinë – kjo e fundit e përjashtuar nga UEFA për shkak të ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë – përfaqësuesja kuqezi e mbylli në vendin e tretë (praktikisht të fundit) me vetëm dy pikë, duke mos përmbushur pritshmëritë.

Aktiviteti i Kombëtares në vitin 2022 nisi me miqësoren me Spanjën më 26 mars, në Katalunjë, e humbur vetëm në minutat shtesë me rezultatin 2-1 (realizoi Uzuni për kuqezinjtë), ndërsa tri ditë më vonë erdhi barazimi pa gola me Gjeorgjinë, në “Air Albania”.

Rrugëtimi në Nations League

Në fillim të qershorit u luajtën dy ndeshjet e parë të Nations League përballë Islandës në transfertë (1-1) dhe Izraelit në “Air Albania” (1-2) si dhe miqësorja me Estoninë (0-0). Një start zhgënjyes, duke pasur parasysh faktin që në transfertën Islandeze kuqezinjtë nuk ruajtën dot epërsinë (Seferi 30’), ndërsa në Tiranë u përmbysën nga Izraeli 1-2, edhe pse takimi ishte zhbllokuar nga Broja me penallti në fundin e pjesës së parë. Kuqezinjtë, gjithsesi, ishin në lojë për vendin e parë, por në ndeshjet e shtatorit erdhi zhgënjimi i radhës me humbjen 2-1 në Izrael dhe barazimin 1-1 me Islandën. Pra, si konkluzion, dy barazime me Islandën dhe dy humbje me Izraelin, me vendin e fundit (duke mos marrë në konsideratë Rusinë e përjashtuar) të merituar.

Përfundon epoka e trajnerit Edy Reja

Që trajneri Edy Reja nuk kishte çfarë t’i jepte më Shqipërisë, u kuptua qartë me përfundimi e ndeshjeve të Nations League, megjithatë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, priti përfundimi e kontratës për t’u ndarë me italianin.

76-vjeçari i drejtoi kuqezinjtë edhe në dy miqësoret e muajit nëntor me Italinë, ndaj së cilës humbëm 1-3 në “Air Albania” dhe me Armeninë, që mposhtëm 2-0. Sfida e fundit me armenët shënon fitoren e vetme të kuqezinjve gjatë vitit 2022. Në tetor, në data jozyrtare, Shqipëria, e përbërë kryesisht nga lojtarë të kampionatit shqiptar, zhvilloi dy ndeshje miqësore me Arabinë Saudite (1-1) dhe Katarin (1-0).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat