U “ndihmua” nga kriza e Barcelonës

Futboll

U “ndihmua” nga kriza e Barcelonës

Më: 1 janar 2023 Në ora: 11:51
Reali

U “ndihmua” nga kriza e Barcelonës, Real Madrid fiton titullin e 35 kampion të La Liga!

2022 ishte padyshim viti i sukseseve të Real Madrid, me ekipin e Ancelotti-t që siguroi titullin kampion të La Liga shumë javë përpara përfundimit të kampionatit.

Madrilenët vendosin kështu rekord në elitën e futbollit spanjoll, duke numëruar trofeun e 35-të të këtij kompeticioni.

“Los Blancos” përfituan disi edhe nga kriza e Barcelonës, që në sezonin 2021-2022 ishte jo vetëm pa Messi-n, por plotësisht pa busull.

Surpriza e 2022-shit? Real Betis siguron trofeun e Copa del Rey

Real Betis mund të konsiderohet si surprizë e 2022-shit në Spanjë, me andaluzianët që triumfuan vetëm pas penalltive ndaj Valencias (5-4), me kohën e rregullt dhe shtesën që u mbyllën me barazimin 1-1.

Ndeshja e zhvilluar më 23 prill 2022 ishte shumë e luftuar nga të dyja anët, por në fund Betis ia doli që të merrte atë trofe shum ëtë dëshiruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat