Conte pas humbjes me Aston Villën

Futboll

Conte pas humbjes me Aston Villën

Më: 1 janar 2023 Në ora: 20:34
Conte

Tottenhami i Antonio Contes e hapi vitin 2023 me një humbje kundër Aston Villas.

Një “knock-out”, ky që largon më tej Spurs nga kryesimi i Premier League.

Në intervistën pas ndeshjes, Conte u shpreh se lufta për titull ka nevojë për lojtarë cilësorë.

“Nëse dikush mendoi se ne mund të ishim një ekip titullar, ata e kishin gabim. Unë kurrë nuk e kam menduar kështu.

Për të fituar, kemi nevojë për lojtarë të mirë, kemi nevojë për lojtarë me vlerë 60, 70 milionë. Me shtesa që çdo vit mund të rrisin nivelin e skuadrës.

Mendoj se është e drejtë të dërgohet ky mesazh, për t’ua bërë të qartë atyre që mendonin se e kishim të denjë për titullin se e kishin gabim”,- u shpreh Conte pas humbjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat