Talenti i madh drejt Premier Leagues

Futboll

Talenti i madh drejt Premier Leagues

Më: 1 janar 2023 Në ora: 21:03
Talenti i madh drejt Premier Leagues

Arsenali thuhet se ka arritur një ‘marrëveshje’ me Mykhaylo Mudryk me synimin për nënshkrimin e tij nga Shakhtar Donetsk këtë muaj. Topçinjtë e kanë identifikuar Mudryk si nënshkrimin e tyre prioritar këtë muaj pasi ata kërkojnë të forcohen në krahët. Ai ishte i lidhur me Brentford dhe Everton gjatë verës, por kjo ishte para paraqitjeve të tij në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Mychajlo Mudryk, një talent në pronësi të Shakhtar Donetsk, vazhdon t’i shkelë syrin Arsenalit, një klub që prej ditësh po përpiqet të gjejë një marrëveshje për ta sjellë në Premier League. Ditën e djeshme përmes Instagramit lojtari ka shpërndarë një video të shkurtër të ndeshjes mes Brighton dhe Arsenal ku janë vendosur në korniza ish-trajneri i tij De Zerbi dhe trajneri i Topçinjve Arteta: “2 top trajnerë” ishte mesazhi i ndarë së bashku me imazhet.

Një mesazh tjetër për të nxitur drejt shitjes tashmë në këtë muaj janar?  Shakhtar donte rreth 30 milionë sterlina për anësorin gjatë verës, por çmimi i kërkuar i lojtarit është rritur deri në 85 milionë sterlina përpara afatit kalimtar të janarit.

Arsenali duket serioz për nënshkrimin e Mudryk pasi ata paraqitën një ofertë për të në fund të vitit 2022.

Oferta e parë ishte me vlerë deri në 55 milionë funte dhe kjo u refuzua me shpejtësi nga Shakhtar Donetsk.

Marrëveshja duket se ka gjasa të ndodhë edhe pse të dy klubet mbeten në bisedime në një përpjekje për të arritur një kompromis. Drejtuesit e Shakhtarit kane folur hapur për bisedimet e fundit me Arsenalin. Në fillim të kësaj jave, CEO Sergei Palkin konfirmoi se ata janë “gati për të shkëmbyer ide” me klubet e interesuara.

“Negociatat po vazhdojnë. Marrim oferta, por nuk janë ato që do të donim t’i shihnim në tryezën tonë. Tani, fjalë për fjalë pas 5 minutash, do të kem një bisedë telefonike me Arsenalin”, ka treguar Palkin. “Ne jemi të hapur për negociata, të gatshëm për të shkëmbyer ide dhe shifra. Nëse do të pajtohemi, atëherë le të jetë kështu. Nëse nuk do, atëherë le të jetë një herë tjetër".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat