Adili largohet nga Rusia

Futboll

Adili largohet nga Rusia

Më: 2 janar 2023 Në ora: 12:18
Adili largohet nga Rusia

Mevlan Adili i ka dhënë fund aventurës së tij në Rusi pas vetëm pak muajsh dhe është gati të rikthehet sërish në Superiore, aty ku bëri shumë mirë për më shumë se dy sezone me fanellën e Vllaznisë.

Mbrojtësi shqiptar nga Maqedonia e Veriut njoftoi në rrjetet sociale largimin nga klubi rus, Khabarovsk teksa burime për SuperSport konfirmojnë se e ardhmja e tij me shumë gjasë do të jetë sërish në Superiore.

Vllaznia ka kontaktuar sërish me futbollistin, pasi Juriç e Bulatoviç nuk ofrojnë të njëjtin lidership në prapavijë dhe për më tepër, të dy janë të dëmtuar e nuk kanë mundur të japin kontributin në ndeshjet e fundit.

Krahas kuqebluve, Adili është kontaktuar edhe nga Tirana, që shpesh ka eksperimentuar me Albano Aleksin më qendër të mbrojtjes, ndaj një futbollist me eksperiencë si ai do t’u bënte jo pak punë.

Mbetet për t’u parë cila do të jetë edhe vetë dëshira e Adilit, megjithatë dilemat pritet të zgjidhen brenda 10-ditëshit të parë të janarit dhe qendërmbrojtësi të nisë përgatitjet me klubin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat