Euro Start në finalen e madhe të Arena Cup!

Futboll

Euro Start në finalen e madhe të Arena Cup!

Më: 3 janar 2023 Në ora: 11:18
Euro Start në finalen e madhe të Arena Cup!

Euro Start nga Shkupi ka siguruar të hënën vendin në finalen e madhe të turneut të dytë Arena Cup në fshatin Hotël të komunës së Likovës, pasi ka mundur HBR Glass nga Sllupcani me shifrat 4-1, në duelin e parë të gjysmëfinaleve.

Serinë e golave për ekipin e Euro Start e ka nisur Agim Ramadani, për të vazhduar me dy golësh Pajtim Rexhepi dhe një tjetër Berat Ismaili, ndërsa golin e vetëm për HBR Glass e ka shënuar Ekrem Memedi.

Në finalen e madhe Euro Start do të takohet me FC Zimberi, i cili mposhti Intermedikën nga Sllupçani me rezultat 3-1.

Finalja e madhe ndërmjet Euro Start dhe FC Zimberi do të luhet të mërkurën, me 4 janar, me fillim prej orës 20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat