Nga Dinamo në Gjermani

Futboll

Nga Dinamo në Gjermani

Më: 3 janar 2023 Në ora: 11:40
Nga Dinamo në Gjermani

Skuadra gjermane e Eintracht Frankfurt ka zyrtarizuar transferimin e portierit 18-vjeçar shqiptar Simon Simoni, që luante në Kategorinë e Parë me ekipin e Dinamos. Lajmi është zyrtarizuar nga klubi i Bundesliga, duke sqaruar edhe se kontrata hyn në fuqi nga data 1 janar e këtij viti.

Simon Simoni luan edhe me kombëtaren U-21 të Shqipërisë. Ai konsiderohet si një nga talentet e së ardhmes së portës shqiptare. Sipas mediave gjermane, Simoni do t’i bashkohet ekipit të të rinjve të Eintracht Frankfurt këtë sezon.

Kontrata e portierit 18-vjeçar shqiptar është deri në vitin 2027.

Ky transferim tregon edhe një herë për planet e skuadrës gjermane për të investuar te talentet e së ardhmes. Sipas mediave gjermane, ky transferim ka kushtuar 600 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat