Spalletti: Udhëtimi drejt titullit ka nisur

Futboll

Spalletti: Udhëtimi drejt titullit ka nisur

Më: 3 janar 2023 Në ora: 12:06
Spalletti

Skuadra e Napoli do të rinisë rrugëtimin drejt titullit kampion në Serie A pas 52 ditësh pushim me përballjen e vështirë ndaj Interit. Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti, duke analizuar këtë përballje thotë: “Për ne kjo nuk është një rinisje. Për ne, udhëtimi ka nisur kur unë mbërrita në Napoli. Do të ndalemi vetëm kur të mësojmë se si do të jetë fundi”.

“Mentaliteti nuk ka ndryshuar gjatë këtyre ditëve pushim. Kemi punuar fort rreth gjithçka që na duhet për t’u përmirësuar edhe më shumë, si në aspektin individual ashtu dhe atë të stërvitjes në grup”, tha trajner, që duke folur për lojtarë të veçantë, shtoi: “Kvaratskhelia e Lobotka janë përshtatur mjaft mirë. Janë lojtarë që mund të zgjidhin një ndeshje nga hiçi”.

Kohët e fundit është përfolur për një komplot ndaj Napolit, për ta ndalur shkëputjen e saj: “Ne nuk mendojmë për komplote. Duhet të jemi të kujdesshëm për gjithçka që bëjmë në fushë, për gjithçka që themi apo shkruajmë për të mos shtuar dyshime. Besueshmëria është mvbi të gjitha. Mne do ta rinisim kampionatin me besimin se jemi të parët, por asgjë nuk ka përfunduar”, tha Spalletti.

Për ndeshjen ndaj Inter, trajneri shton: “Inter është një ekip i madh, ndaj duhet të jemi të aftë të imponojmë lojën tonë, që u ka pëlqyer të gjithëve dhe ka sjellë benefite. Presioni është i madh, pasi Inter ka shumë kampionë. Një ekip që di të mbyllet, duke lënë përpara sy sulmuesit, që kundërpërgjigjen shpejt dhe janë të rrezikshëm. Duhet të luajmë me rregull”.

“Titulli? Jemi ende në rrugë e sipër edhe pse është një ide që na pëlqen e na tyërheq të gjithëve. Po zhvillojmë një kampionat të madh me rivalët tanë. Një sfidë si për skuafdrën tonë ashtu dhe për gjithë qytetin. Duhet të jemi të fortë në çdo drejtim, pa patur paragjykime e frikë. Duhet të luajmë me mendjen e hapur, për të qenë krenaria e qytetit”, tha Spalletti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat