Allegri: Pogba mund të kthehet për 15-20 ditë

Futboll

Allegri: Pogba mund të kthehet për 15-20 ditë

Më: 3 janar 2023 Në ora: 13:52
Allegri

Juventusi i Massimiliano Allegrit do të sfidojë Cremonese në stadiumin Giovanni Zini në orën 18:30.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri e prezantoi ndeshjen në konferencën për shtyp.

Pogba: “Po vrapon, më e rëndësishmja është që gjuri të mos e shqetësojë, nëse vazhdon kështu për 15-20 ditë mund të jetë me ekipin. Kur të fillojë të rrisë ritmin, do ta kuptojmë kur të jetë gati”.

Chiesa? Ai po bën më mirë, ka punuar me ekipin dhe është gati për ndeshje.

Rabiot? “ Të flasësh për tregun e transferimeve është absolutisht e kotë, le të mendojmë për fushën. Rabiot është mirë dhe është kthyer me entuziazëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat