Milani prezanton transferimin e parë

Futboll

Milani prezanton transferimin e parë

Më: 3 janar 2023 Në ora: 16:59
Milani prezanton transferimin e parë

Tashmë është zyrtare! Milani ka njoftuar se ka nënshkruar me portierin kolumbian Devis Vaskez.

Lajmi u konfirmua nga vetë klubi përmes një komunikate të lëshuar në faqen zyrtare.

Portieri ka nënshkruar marrëveshje me klubin kuqezi deri më 30 qershor 2026.

Portieri 24-vjeçar do të veshë fanellën me numrin 77.

“AC Milan është i kënaqur të njoftojë se Devis Estiven Vásquez Llach është bashkuar me kuqezinjtë në baza të përhershme nga Club Guaraní. Portieri ka nënshkruar një marrëveshje me klubin që zgjat deri më 30 qershor 2026”, thuhet në njoftimin e klubit italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat