Stërmbushet stadiumi ku për Cristiano Ronaldon

Futboll

Stërmbushet stadiumi ku për Cristiano Ronaldon

Më: 3 janar 2023 Në ora: 18:23
Stërmbushet stadiumi ku për Cristiano Ronaldon

Një ceremoni madhështore është organizuar për ta pritur Cristiano Ronaldon, futbollistin e ri të Al-Nassr.

Stadiumi “Mrsool Park” ka kohë që është stërmbushur me tifozë, të cilët me padurim po presin ta shohin yllin portugez.

Ka kohë që tifozët kanë zënë vendet e tyre në shkallët e stadiumit, teksa shumë shpejt pritet që në fushë të shfaqet edhe pesë herë fituesi i “Topit të Artë”.

Kujtojmë se Ronaldo ditë më parë nënshkroi me Al-Nassr një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat