Ronaldo dhuron spektakël në stërvitje, i shënon katër gola

Futboll

Ronaldo dhuron spektakël në stërvitje, i shënon katër gola

Më: 4 janar 2023 Në ora: 15:53
Ronaldo dhuron spektakël në stërvitje, i shënon katër gola

Cristiano Ronaldo e ka shfaqur klasin e tij qysh në ditën e parë të stërvitjeve me ekipin e tij të ri.

Ylli portugez u prezantua dje në mënyrë madhështore tek Al-Nassr, me të cilin nënshkroi kontratë deri në vitin 2025, ndërsa thuhet se do të paguhet deri në 200 milionë euro në vit.

E 37 vjeçari, i cili u prit si hero nga tifozët e klubit arab, dhuroi spektakël qysh në grumbullimin e parë më ekipin.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë i dhuroi madje katër golat e parë në stërvitjen e Al-Nassr duke e konfirmuar formën e tij optimale para nisjes së eksperiencës së re në futbollin e Arabisë Saudite.

Ronaldo i dha fund përvojës në Manchester United në nëntor të vitit që shkoi pas intervistës shokuese që e dha në dëm të “Djajve të Kuq”.

Ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Real Madridit, Juventusit e së fundmi edhe i Man Utd ka thënë se ka shkuar në Al-Nassr për të fituar, ndërsa ka zbuluar se i ka refuzuar disa oferta nga vende të ndryshme të botës.

Ai pritet ta ngrisë klubin e ri, Al-Nassr, por edhe futbollin arab në përgjithësi.

Pas përfundimit të karrierës si futbollist, Ronaldo do të angazhohet si ambasador i Arabisë Saudite, në synimin e saj për ta fituar të drejtën e organizimit të Kampionatit Botëror në vitin 2030.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat