Atalanta shmang humbjen në minutën e 90+3

Futboll

Atalanta shmang humbjen në minutën e 90+3

Nga: K.G. Më: 4 janar 2023 Në ora: 16:32
Spezia

Spezia ka marrë një pikë të rëndësishme në Vitin e Ri, por e pafat që të marrë të tre pikët, pasi në minutën e fundit i ikë fitorja nga duart.

Spezia ka barazuar me rezultat 2:2 me Atalantën.

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, nuk u paraqit asnjë minutë për Atalantën.

Për Spezian realizuan Gyasi (8') e Nzola (31') dhe për Atalantën shënuan Hojlund (77') e Pasaliç (90+3’).

Pas javës së 16-të në Serie A, Atalaanta është në vend të 6-të me 28 pikë dhe Spezia e 17-ta me 14 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat