Drita me kryetrajner të ri

Futboll

Drita me kryetrajner të ri

Nga: K. Goca Më: 4 janar 2023 Në ora: 16:36
Arsim Thaçi

Kampioni vjeshtor i Kosovës, Drita e Gjilani, ka gjetur pasardhësin e Ardian Nuhiu.

Skuadra nga Gjilani emëron kryetrajner të ri Arsim Thaçi.

Një trajner me përvojë, pasi që në të kaluarën ka drejtuar me sukses 2 Korrikun e Prishtinës, Prishtinën, Trepçën ’89 dhe Malishevën.

Kudo që ka shkuar ka lënë gjurmë.  

“FC DRITA zyrtarisht ka arritur marrëveshje me trajnerin, Arsim Thaqi për një kontratë 1 vjet e gjysmë. Trajneri Arsim Thaqi së fundmi ka qenë te Malisheva, ndërsa më parë ka drejtuar edhe Flamurtarin dhe Prishtinën.

Në ditët në vazhdim do të prezantohet edhe stafi ndihmës i trajnerit Thaqi, ndërkohë nesër ekipi ynë fillon fazën përgatitore”, thuhet në njoftimin e FC Dritës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat