Mesfushori i Kombëtares shqiptare rinovon kontratën ne klubin gjerman

Futboll

Mesfushori i Kombëtares shqiptare rinovon kontratën ne klubin gjerman

Më: 5 janar 2023 Në ora: 16:33
Gjasula

Klaus Gjasula do të jetë pjesë e Darmshtadit edhe për një sezon tjetër. Lajmi erdhi nga klubi gjerman i kategorisë së dytë, ku njoftohet se mesfushori i Kombëtares shqiptare ka rinovuar kontratën edhe për një vit tjetër.

Gjasulës i përfundonte kontrata në qershor të këtij viti, por tani është i lidhur me klubin gjerman deri në verën e 2024-ës. Mesfushori 33-vjeçar është pjesë e Darmshtadit që prej gushtit të 2021-shit dhe deri tani ka luajtur 32 ndeshje.

Së fundmi ai ka vuajtur nga një dëmtim që e ka lënë prej muajit shtator jashtë, por pak ditë më parë, klubi njoftoi se Gjasula është rikthyer në formë të plotë dhe po merr ngarkesën e duhur si dhe do të jetë gati për ndeshjet e radhës në Bundeligë 2.

Aktualisht klubi i Klausit ndodhet në vendin e parë të renditjes me 36 pikë, duke tentuar ngjitjen në Bundesligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat