Lazio dënon thirrjet raciste kundër futbollistëve të Lecce

Futboll

Lazio dënon thirrjet raciste kundër futbollistëve të Lecce

Më: 6 janar 2023 Në ora: 08:13
Lazio dënon thirrjet raciste kundër futbollistëve të Lecce

Lazio ka dënuar thirrjet raciste nga ana e tifozëve të saj ndaj lojtarëve të Lecce Samuel Umtiti dhe Lameck Banda në ndeshjen e së mërkurës në Serie A.

Në një deklaratë të lëshuar të enjten, Lazio, duke mohuar se mbështetësit e klubit në tërësi janë racistë, u zotua të bëjë gjithçka që mundet për të gjetur përgjegjësit.

“ Lazio dënon ata që janë bërë protagonistë të gjestit të neveritshëm e të turpshëm. Ne, si gjithmonë, do të ofrojmë bashkëpunimin maksimal për autoritetet për të identifikuar përgjegjësit.

Tifozët e Lazios nuk janë racistë dhe nuk mund të lidhen me disa individë që dëmtojnë seriozisht imazhin e klubit”, ka theksuar klubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat