Laporta, i është kthyer edhe një herë tjetër realitetit

Futboll

Laporta, i është kthyer edhe një herë tjetër realitetit

Më: 6 janar 2023 Në ora: 15:17
Laporta

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i është kthyer edhe një herë tjetër realitetit në klubin katalanas gjatë një intervistë të dhënë për “Cadena SER”.

Laporta ka folur edhe për merkaton e Barcelonës, duke përjashtuar mundësinë e shpenzimeve të mëdha, siç është rasti i Bernardo Silvës, për të cilën mendohet se klubi spanjoll është gati të paguajë deri në 80 milionë euro.

“M’u desh të vendosja Barcelonën përpara lojtarit më të mirë në historinë e futbollit. Në ato momente klubi ishte një katastrofë ekonomike, e kishim të pamundur që ta mbanim. Unë mendoj se në ato momente bëra zgjedhjen më të mirë për klubin. Tani ai është një lojtar i Paris SG-së dhe nuk është mirë të diskutojmë shpesh për të.

Ne jemi të fokusuar te Barcelona. Leo do të jetë gjithnjë pjesë e historisë së këtij klubi, gjithnjë pjesë e stemës sonë. Dhe të gjithë do të dëshironim një fund tjetër nga ai që pati”m tha ai.

“Kush tha se Dembele është në shitje? E dimë se kontrata e tij zgjat deri në vitin 2024, por nuk e shesim as për 70, as për 80 milionë euro. Tani po mendojmë që së shpejti të ulemi në bisedime për të parë mundësinë e rinovimit me të. Ai është një lojtar i shkëlqyer, i aftë të bëjë diferencën. I njëjti diskutim vlen dhe për Frenki de Jong. Ka një vendim të klubit për të dhe ai është i qartë: De Jong nuk është në shitje”, nënvizoi ai.

“Është një projekt ambicioz. Na duhet rinovimi i stadiumit. Investimet e mëdha që do të bëhen në këtë projekt nuk do të ndikojnë në buxhetin e parashikuar për skuadrën. Barcelona do të vijojë të jetë kompetitive”, tha Laporta në intervistën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat