Dunk: Mezi presim të kthehet Mac Allister

Futboll

Dunk: Mezi presim të kthehet Mac Allister

Më: 7 janar 2023 Në ora: 12:04
Dunk: Mezi presim të kthehet Mac Allister

Kapiteni i Brighton, Lewis Dunk thotë se mezi pret që të rikthehet në skuadër Alexis Mac Allister, i cili me Argjentinën fitojë Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Mesfushori argjentinas këtë javë pritet të rikthehet tek Brighton pas suksesit që arriti me Kombëtaren e tij.

“Ne kemi folur me të dhe e kemi përgëzuar”, tha Dunk për mediat angleze.

“Ai është një djalë modest, një djalë i mirë për të pasuar në skuadër. Ai tregoi vlerën e tij në Kupën e Botës dhe ne të gjithë jemi të lumtur për të. Ne mezi presim që ai të kthehet në skuadër dhe të luajmë përsëri më të, sepse ai është shumë i dobishëm për skuadrën tonë”, theksoi Dunk.

“Unë nuk mendoj se suksesi do ta ndryshojë atë. Ai është një djalë me këmbë në tokë dhe ai punon shumë. Ai ka fituar Kupën e Botës dhe ne të gjithë jemi të lumtur për të”, pohoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat