Trajneri Interit shpërthen pas ndeshjes

Futboll

Trajneri Interit shpërthen pas ndeshjes

Më: 8 janar 2023 Në ora: 11:53
Trajneri Interit shpërthen pas ndeshjes

Inzagi ishte shumë i irrituar pas ndeshjes së barazuar me Monzën në shifrat 2-2. I gjithë inati qëndronte me gjyqtarin e takimit pasi i anuloi golin Acerbit në të 81, atje ku shifrat do të ishin 1-3.

Arbitri pa një faull në zonë dhe vërshëlleu përpara se topi të hynte në rrjetë. Për këtë arsye VAR nuk mund të ndërhynte, por përsëritja e pamjeve tregoi se lojtarët e Monzës ishin penguar me njëri-tjetrin.

Irritimi i trajnerit të Interit ka qenë i madh dhe me të drejtë shprehet se nga ky gabim ekipi i tij numëron dy pikë më pak. “Ne jemi shumë të zemëruar, ka pasur një gabim.

Pas 5 vitesh VAR, është dhënë një faull kundër nesh ku janë dy lojtarët e Monzës që pengojnë njëri-tjetrin. Do të ishte 3-1, fitore për ne. Në vend të kësaj, ne jemi këtu për të folur për një barazim që vjen nga ky gabim i rëndë”, tha Inzagi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat