Deschamps: 5 titullarë francezë nuk ishin gati për të luajtur

Futboll

Deschamps: 5 titullarë francezë nuk ishin gati për të luajtur

Më: 8 janar 2023 Në ora: 12:02
Deschamps

Trajneri i Francës, Dider Deschamps, ka zbuluar se disa prej lojtarëve të skuadrës së tij nuk kanë qenë në gjendje për të luajtur finalen e Kupës së Botës 2022.

“Në finale jemi përballur me një kundërshtar të nivelit të lartë. Nuk jemi befasuar nga mënyra si kanë luajtur amerikano-jugorit. Në formacionin titullar të skuadrës tonë ishin 4-5 lojtarë që nuk ishin gati fizikisht.

Për disa ishte finalja e parë dhe emocionet kanë ndikuar. Pesë lojtarë nga 11 që zbritën në fushë nga minuta e parë nuk kanë bërë detyrën e tyre. Nuk ishin në lartësinë e duhur për një ndeshje të tillë”, ka shpjeguar Deschamps.

Deschamps do të qëndrojë në krye të Francës të paktën deri në vitin 2026, siç është komunikuar zyrtarisht nga Federata Franceze e Futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat