Asnjë befasi nga viti 2022

Futboll

Asnjë befasi nga viti 2022

Më: 10 janar 2023 Në ora: 14:29
Asnjë befasi nga viti 2022

Carlo Ancelotti është shpallur trajneri më i mire për klubet në botë, në vitin 2022, nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS). Për trajnerin italian, ky çmim jepet për herë të tretë, pasi e ka fituar më 2007 (Milani) dhe 2014 (Real Madridi).

Trajneri i “Los Blancos”, i cili fitoi Ligën e Kampionëve, kampionatin, Superkupën e Evropës dhe Superkupën e Spanjës, i paraprin Pep Guardiolës, trajnerit të Manchester City, i cili përfundoi në vendin e dytë dhe Walid Regragui, trajner i Marokut dhe i fituesit të CAF Champions League, Wydad Casablanca. Në vendin e katërt pozicionohet Jurgen Klopp i Liverpool-it, ndërsa i pesti José Mourinho i Romës.

Ja lista me 10 trajnerët më të mirë të klubeve për vitin 2022:

1. Carlo ANCELOTTIItali Real Madrid (Spanjë)245 pikë

2 osep GUARDIOLA SpanjëManchester City (Angli)45

3. Walid REGRAGUI MarokoWydad Casablanca40

4 Jürgen KLOPP GjermaniLiverpool (Angli)20

5 José MOURINHO PortugaliAS Roma (Itali)15

6. Oliver GLASNER GjermaniEintracht Frankfurt15

7. Unai EMERY SpanjëVillareal/Aston Villa (Angli)10

8. DORIVAL Junior BrazilCeara/Flamengo10

9. Abel FERREIRA PortugaliPalmeiras5

10. Hugo IBARRA ArgjentinaBoca Junior5

Po ashtu, IFFHS kurorëzoi edhe trajnerin më të mirë të vitit 2022 për kombëtaret, duke pasur parasysh kryesisht Botërorin e Katarit. Lionel Scaloni triumfoi me një diferencë të madhe në krahasim me pjesën tjetër. Trajneri i Albiceleste kurorëzoi titullin e tij të tretë radhazi së bashku me Lionel Messin.

Nëse liderit të ‘Scaloneta’ i mungonte diçka, ishte fitimi i një çmimi të tillë për ta bërë edhe më të pabesueshëm vitin e kaluar, në të cilin e mbajti ekipin në formë, e bëri atë më konkurrues se kurrë dhe në Katar e demonstroi në mënyrë perfekte.

Pas një pengese befasuese në fillimin e Kupës së Botës, kombëtarja argjentinase u rikuperua nga humbja 2-1 kundër Arabisë Saudite dhe kaloi një rrugë të patëmetë derisa mundi Francën me penallti në një finale emocionuese.

Në këtë kuptim, Scaloni ishte kryesuesi i renditjes me 240 pikë. Në vend të dytë dhe shumë më mbrapa ishte Didier Deschamps, trajneri i kombëtares së Francës, me 45 pikë. Vendi i tretë shkoi për Walid Regragui, trajneri maroken që udhëhoqi ekipin e tij për të luajtur të shtatë ndeshjet e Kupës së Botës për herë të parë dhe përfundoi i katërti, pas humbjes ndaj Kroacisë. Përveç kësaj, ai u bë afrikani i parë që doli në podium në votimin e IFFHS.

Ja 10 trajnerët më të mirë të vitit 2022 për kombëtaret:
1. Lionel Scaloni (Argjentina) – 240 pikë
2. Didier Deschamps (Franca) – 45 pikë
3. Walid Regragui (Maroku) – 30 pikë
4. Zlatko Dalic (Kroacia) – 20 pikë
5. Hajime Moriyasu (Japóni) – 15 pikë
6. Louis van Gaal (Holanda) – 10 pikë
7. Gregg Berhalter (SHBA) – 10 pikë
8. Hervé Renard (Arabia Saudite) – 5 pikë
9. Tite (Brazili) – 5 pikë
10. Pablo Bento (Koreja e Jugut) – 5 pikë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat