Goretzka provokon kundërshtarët

Futboll

Goretzka provokon kundërshtarët

Më: 10 janar 2023 Në ora: 16:35
Goretzka provokon kundërshtarët

Leon Goretzka, mesfushori i Bayern Munich, ka dhënë një intervistë të gjatë për kanalet zyrtare të klubit bavarez. Lojtari i datëlindjes 1995 ka folur për tema të ndryshme në lidhje me sezonin aktual dhe rritjes së tij në krahasim me të kaluarën.

Kanë qenë interesante disa deklarata të bëra në lidhje me ambiciet e klubit për këtë sezon dhe në lidhje me dëshirën për ta fituar gjithmonë Bundesliga-n ku, çdo vit, skuadrat e tjera rivale provojnë t’i prishin festën bavarezëve.

“4 pikë avantazh aktualisht në Bundesliga?

Sa uri kemi akoma për të fituar titullin? Mendoj se është gjëja më argëtuese: ngritja e titullit mbi kokat tona në fund të vitit, duke kuptuar se sezon pas sezoni të gjithë do të synojnë të na hedhin nga froni”, ka pranuar Goretzka.

“Natyrisht, titulli në kampionat është objektivi ynë edhe në këtë sezon. Edhe pse janë të shumtë ata që thonë se është e mërzitshme, ne nuk u kushtojmë vëmendje. Në fakt, këto zëra dhe këto kritika nuk ndikojnë aspak në motivimin tonë për të arritur objektivin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat