Lajme të mira për Inzaghin

Futboll

Lajme të mira për Inzaghin

Më: 10 janar 2023 Në ora: 19:02
Lajme të mira për Inzaghin

Lajme të mira për Simone Inzaghin. Nicolo Barella dhe Hakan Calhanoglu kanë kryere ekzaminimet mjekësore, pasi lanë të dëmtuar fushën në ndeshjen ndaj Monzës në fundjavë në kampionat.

Kështu të dy mesfushorët kanë pasur vetëm lodhje muskulore dhe pas 3-4 ditësh stërvitje të personalizuar, do të kthehen në dispozicion të trajnerit për të luajtur, ndoshta që në ndeshjen ndaj Veronës në fundjavë.

Gjithsesi e sigurt është prania e tyre në Superkupën e Italisë, ndaj Milanit, sfidë që do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e SuperSport, teksa krahas tyre, pritet të rikuperohet plotësisht edhe kroati Marcelo Brozovic.

Ndërkohë për ndeshjen e sotme ndaj Parmës, trajneri zikaltër pritet të bëjë shumë ndryshime, një pjesë të të cilëve edhe të detyruara për shkak të mungesave, teksa mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani pritet të luajë nga minuta e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat