Lloris komenton situatën me Benzeman

Futboll

Lloris komenton situatën me Benzeman

Më: 10 janar 2023 Në ora: 20:46
Lloris komenton situatën me Benzeman

Hugo Lloris njoftoi në moshën 36-vjeçare tërheqjen nga kombëtarja e Francës.

Falë 146 prezencave (më shumë se kushdo tjetër) dhe një Kupë Bote të fituar në vitin 2018, portieri e mbylli historinë me kombëtaren në mënyrën më të mirë të mundshme. Së fundmi, gardiani që aktivizohet me Tottenham në Premier League, komentoi edhe mbi situatën që u krijua me Karim Benzema dhe dëmtimin e tij pak ditë para Botërorit të Katarit.

“Me dëmtimin e Benzema u surprizuam të gjithë.

Ne e përjetuam shumë shpejt pasi pa u mbushur 24-orë, Benzema u dëmtua dhe më pas u largua nga grupi. Ishte gjithçka shumë e shpejtë.

E di që në media janë thënë shumë, por janë të gjitha të pavërteta ose më saktë qesharake. Atmosfera ishte shumë e mirë para se Benzema të largohej dhe ashtu mbeti edhe pas largimit të atij.

Të gjithë do të donim ta kishim në skuadër fituesin e Topit të Artë pasi dihet se ai e ndihmoi shumë skuadrën pas rikthimit. Është tërësisht e pavërtetë që ne futbollistët nuk e donim në ekip, Benzema ishte thelbësor për ne në 18 muaj dhe na ndihmoi të fitonim Ligën e Kombeve.

Me Benzema do të ishim më të mirë, më vjen keq që u përfol ndryshe në media sepse për ta qartësuar; në Kupën e Botës shkohet vetëm me lojtarët më të mirë”, u shpreh Lloris.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat