Henry mohon

Futboll

Henry mohon

Më: 10 janar 2023 Në ora: 22:05
Henry mohon

Thierry Henry ka mohuar se i ka propozuar Federatës së Futbollit të Belgjikës për t`i shprehur dëshirën për t`u bërë trajner i Kombëtares belge. 

Aktualisht Belgjika është pa trajner pasi Roberto Martinez u largua dhe u emërua të hënën Portugalisë. Nën drejtimin e spanjollit belgët dështuan në Botërorin "Qatar 2022". 

“Dëshiroj ta bëj të qartë se unë kurrë nuk kam kontaktuar federatën belge për të ofruar shërbimet e mia si trajner i ri i ekipit të parë. Unë mendoj se në raportime gjithmonë duhet të prezantohen fakte", ka thënë legjenda franceze e futbollit.

Ndërsa këtë muaj golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Belgjikës, Romelu Lukaku, kishte preferuar që Henry të pasonte Martinezin.

"Ai e njeh ekipin, ligën, stafin. Për mua ai është trajneri ideal për kombëtaren tonë. Pastaj nuk e di se kë do të marrin. Por nuk mendoj se Belgjika duhet të fillojë nga e para", kishte thënë Lukaku për transmetuesin italian "Sky Sport".

Në kohën e martinezit te Belgjika ish-futbollisti francez kishte qenë në pozitën e zëvendëstrajnerit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat