Nuk ka më vend te Real

Futboll

Nuk ka më vend te Real

Më: 11 janar 2023 Në ora: 11:52
Nuk ka më vend te Real

Nuk ka më vend te Reali, Hazard drejt rikthimit në Angli te gjigantët e Premier Ligës

Reali i Madridit po mundohet të gjejë një blerës për mesfushorin belg, Eden Hazard. Historia e tij në Madrid duket e mbyllur, edhe pse kontrata e tij me klubin madrilen zgjat deri në vitin 2024.

Zgjidhja e halleve të Realit mund të vijë nga Premier Liga. Sipas “mediafoot”, Arsenali ka shfaqur interes në orët e fundit në lidhje me 32-vjeçarin.

Sipas kësaj medieje, përfaqësues të Arsenalit kanë kontaktuar me Realin për të folur në lidhje me belgun dhe një rikthim të mundshëm të tij në Londër që në janar.

Ndërkaq, mediat spanjolle kanë bërë me dije se veç Arsenalit, interes për belgun e Realit kanë shfaqur dhe Al-Nasr dhe Gallatasaraji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat