Një tjetër largim nga Tirana

Futboll

Një tjetër largim nga Tirana

Më: 11 janar 2023 Në ora: 14:43
Një tjetër largim nga Tirana

Një tjetër largim është zyrtarizuar te Tirana. Bëhet fjalë për Llukman Huseinin.

Mbrojtësi nigerian nuk mundi dot të ishte vendimtar te bardheblutë dhe dje ka dorëzuar bazën materiale dhe me shumë mundësi do të gjejë një skuadër tjetër në Superiore.

Ndërkohë, te Tirana afrimi i Regi Lushkjes vë në siklet trajnerin Orges Shehi. Ky i fundit duket se ka një detyrë të vështirë. Të zgjedhë më të mirin për ta aktivizuar titullar.

Një prej Lushkjes, Limajt dhe Kallakut. Të tre luajnë në një pozicion të caktuar pas sulmuesit kryesor. Dhe sigurisht, ardhja e Lushkjes rrezikon të ulë në stol edhe Kallakun, siç ka ndodhur edhe me Limajn. Zgjidhja mund të jetë largimi i Xhixhës, me Shehin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat