Ja kur FC Shkupi pritet ta prezantojë përforcimin e parë!

Futboll

Ja kur FC Shkupi pritet ta prezantojë përforcimin e parë!

Më: 11 janar 2023 Në ora: 16:25
Shkupi

Darko Ilieski në pranverë do të luaj me fanellën e FC Shkupit. I njëjti i është bashkuar skuadrës nga Çairi që nga dita e parë e përgatitjeve, megjithatë prezantimin zyrtarë me fanellën e FC Shkupit, mbrojtësi me origjinë nga Prilepi pritet ta këtë vetëm pas datës 15 janar, atëherë kur edhe zyrtarisht i përfundon kontrata me Struga Trim Lum.

27-vjeçari te skuadra strugane luajti për një vit të plotë, ndërsa gjatë stinorit vjeshtorë i njëjti regjistroi 15 paraqitje dhe 2 gola të shënuar.

Pikërisht paraqitjet e tij të mira gjatë këtij gjysëmsezoni, bënë që drejtuesit e FC Shkupit ta rikthejnë atë në Çair pas dy viteve e gjysmë, pasi i njëjti kishte veshurë fanellën “bardhekaltër” në sezonin 2019/2020.

Burime të sigurta pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se Ilieski këtë herë me FC Shkupin do të lidhet me një kontratë 18 muajshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat