Harry Kane, objektivi i madh i Real Madridit

Futboll

Harry Kane, objektivi i madh i Real Madridit

Më: 11 janar 2023 Në ora: 18:32
Harry Kane, objektivi i madh i Real Madridit

Pas dështimit për të transferuar Erling Haaland dhe Kylian Mbappe vitin e kaluar, Real Madrid vazhdon të shpresojë për të bërë një nënshkrim për të forcuar sulmin e Carlo Ancelottit përpara sezonit të ardhshëm. Dhe Harry Kane është objektivi i madh i klubit nga kryeqyteti spanjoll.

Sipas gazetës spanjolle "Todofichajes", Real Madrid është duke përgatitur një ofertë prej 100 milionë eurosh për kapitenin e Tottenhamit dhe Anglisë. 

Njëzet e nëntë vjeçari në fund të këtij sezoni do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij me "Spurs".

Kane ka shënuar pesëmbëdhjetë gola dhe ka realizuar një asistim në tetëmbëdhjetë  paraqitje në Premier League në këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat