Galtierin e kënaq fitorja kundër Angers

Futboll

Galtierin e kënaq fitorja kundër Angers

Më: 12 janar 2023 Në ora: 13:43
Galtierin e kënaq fitorja kundër Angers

Trajneri i PSG-së, Cristophe Galtier, ka thënë se është i kënaqur me fitoren dhe paraqitjen e të besuarve të tij kundër Angers.

Parisienët mbrëmë mundën Angers (2-0), duke forcuar kreun e tabelës. Galtier thotë se kjo fitore është tejet e rëndësishme për skuadrën e tij.  

“Ishte shumë e rëndësishme të fitonim përsëri. E dinim se do të kishim një ndeshje të vështirë sepse Angers është një ekip që luan shumë mirë dhe që paraqet probleme të mëdha taktike”, tha ai.

“Kishte shumë seriozitet nga lojtarët e mi. Ne shënuam dy gola të bukura dhe thjesht më vjen keq për disa gabime teknike të pazakonta në fushën e lojës ku ne zakonisht bëjmë diferencën”, theksoi Galtier..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat