Skandal me rekordmenin e Gjermanisë

Futboll

Skandal me rekordmenin e Gjermanisë

Më: 13 janar 2023 Në ora: 00:40
Mukoko

Jusufa Mukoko është kthyer në një nga emrat më të komentuar të futbollit gjerman sot, por jo për aftësitë e tij në fushën e lojës që e kthyen në fundin e vitit 2022 në lojtarin më të ri të historisë së Gjermanisë që aktivizohej në një Botëror.

Sulmuesi i Borusia Dortmund tashmë dyshohet se ka falsifikuar moshën.

Lojtari me origjinë nga Kameruni, mendohet se nuk është 18-vjeçar, siç ka deklaruar deri më tani, por 22, pasi ka ndryshuar datën e lindjes së tij disa vite më parë. Ai ka lindur në Kamerun, para se të transferohej në Gjermani në vitin 2014, sepse u adoptua.

Tani raportohet se është zbuluar një certifikatë lindje e tij e vitit 2000 me emrin Jusufa Mahamadu, siç quhej para se të adoptohej.

Gazeta austriake “Laola1” ka bërë të ditur se babai adoptiv i Mukoko është ai që i ka dorëzuar gazetarëve të saj këtë certifikatë lindje. Adoptimi i tij doli në dritë në vitin 2022, por tashmë Mukoko po hetohet se mos ka ndryshuar realisht datëlindjen e tij për të favorizuar aktivizimin me mosha më të vogla dhe për të spikatur me to.

Mediat e ndryshme kanë kontaktuar Federatën Gjermane por kjo e fundit nuk ka preferuar të komentojë këtë lajm që është përhapur me shpejtësi në Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat