Cikalleshi godet përsëri

Futboll

Cikalleshi godet përsëri

Më: 13 janar 2023 Në ora: 19:13
Cikalleshi

Sokol Cikalleshi vazhdon të tregojë një superformë në kampionatin e Arabisë Saudite ku u transferua pak kohë më parë.

Pas asistit në fitoren 1-0 të javës së kaluar për skuadrën e Al Khalej ndaj Al Taeuon, ka ardhur edhe goli sot në suksesin 3-2 ndaj Al Uehda.

Cikalleshi i dha avantazhin 1-0 ekipit të tij pas një kundërsulmi të shpejtë teksa shmangu mbrojtësit dhe dërgoi sferën në rrjetë duke nxjerrë jashtë loje edhe portierin kundërshtar. Ky ishte goli i dytë i tij në kampionatin e Arabisë Saudite, në 12 ndeshje të luajtura me skuadrën e Al Khalej.

Kjo e fundit e nisi keq kampionatin por falë dy fitoreve të fundit me protagonist sulmuesin shqiptar, tashmë ka mundësinë që t’i largohet vendit të 14 i cili për momentin e mban në zonën e ftohtë të klasifikimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat