Conte kthen sytë nga Interi për futbollistin italian

Futboll

Conte kthen sytë nga Interi për futbollistin italian

Më: 13 janar 2023 Në ora: 20:57
Conte

Pas shumë vitesh spekulimesh, Totenhemi mund të garojë bindshëm për firmën e Alesandro Bastonit.

Siç dihet, trajneri i Totenhem, Antonio Conte ka punuar me djaloshin 23-vjeçar tek skuadra e Interit dhe dëshiron ta ketë atë në Londër.

Conte ka provuar shumë alternativa si Klement Lengle, Davinson Sançez, apo edhe spostimi i Ben Davis në qendër të mbrojtjes, por nuk i ka  funksionuar dhe nuk janë përshtatur me mënyrën e lojës së tij.

Totenhemi mendon t’i plotësojë këtë dëshirë të trajnerit Konte duke gjetur mënyrën më të mirë për të ulur çmimin e kërkuar nga Interi.

Totenhami kërkon të shkëmbej mbrojtësin Emerson Rojal dhe të shtojë shifrën e mbetur prej 13 milion paund të kërkuar nga skuadra e Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat