Shtyllë e Dinamos! Gazeta e njohur spanjolle: Valencia kërkon shqiptarin

Futboll

Shtyllë e Dinamos! Gazeta e njohur spanjolle: Valencia kërkon shqiptarin

Nga: K. Goca Më: 14 janar 2023 Në ora: 16:16
Arijan Ademi

Pas Mislav Orshiqit, një tjetër lojtar shumëvjeçar i Dinamos së Zagrebit. së shpejti mund të jetë në portën e daljes nga Dinamo.

Bëhet fjalë për Arijan Ademin (31-vjeçar), i cili sipas gazetës së njohur spanjolle “Marca”, është një dëshirë e madhe e gjigantit spanjoll Valencia.

“Marca” ka shkruar se trajneri i Valencias, Gennar Gattuso dëshiron të përforcojë mesfushën dhe e sheh kapitenin e Dinamos si zgjidhje ideale.

Paratë nuk janë problem për Valencian, ata mund të plotësojnë lehtësisht kushtet e Dinamos dhe Ademit, i cili sipas Transfermarkt ka një vlerë tregu prej katër milionë eurosh.

Megjithatë, “Marca” përmend se për Ademin janë të interesuar edhe dy klube të Premier League angleze.

Nuk dihet se për cilat klube bëhet fjalë, por klubet angleze janë shpenzues të mëdhenj në afatin kalimtar të dimrit, sidomos ato që luftojnë për të qëndruar në ligë. Ata gjithashtu kanë më shumë para në dispozicion se Valencia dhe kjo do ta vështirësojë transferimin e Ademit në La Liga.

Ademi ka luajtur mbi 350 ndeshje për Dinamon, pothuajse të gjithë karrierën e tij e kaloi në Zagreb dhe është i preferuari i tifozëve. Megjithatë, ai është 31 vjeç dhe kjo është një mundësi e shkëlqyer për të që të provojë veten në ligat më të mira në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat