Topalli - Ethemi të papërmbajtshëm

Futboll

Topalli - Ethemi të papërmbajtshëm

Më: 15 janar 2023 Në ora: 12:37
Topalli - Ethemi të papërmbajtshëm

Istanbulspor synon mbijetesën këtë edicion në elitën e fubtollist turk. Klubi i cili u ngjit këtë edicion në Superligë i ka shpresat tek “banda” e shqiptarëve, teksa edhe në ndeshjen e ndsaj Ümraniyespor, Valon Ethemi ka shënuar golin e parë të ndeshjes. Ish-sulmuesi i Kukësit u shërbeu nga Jetmir Topalli, duke kaluar skuadrën në avantazh.

Goli i shtatë këtë edicion për futbollistin e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që numëron dhe tre asist. Në anën tjetër Topalli shkon në dy asist ndërsa ka shënuar dhe katër gola. Dyshja Ethemi-Topalli janë lojtarët më të dalluar të ekipit, teksa së bashku kanë shënuar 11 gola.

Et’hemi nuk u ndal vetëm me golin, por u shndërrua në protagonist kryesor edhe në minutën e katërt shtesë teksa vshfrytëzoi shpejtësinë e tij, duke i rezistuar edhe një ndërhyrje nga ana e kundërshtarit ndërsa në fund pasoi tek shoku i skuadrës që realizoi me portën e boshatisur.

Pjesë e skuadrës është dhe Eduart Rroca i cili mban dhe shiritin e kapitenit, i cili gjithashtu ka shënuar dhe një gol. Në total, shqiptarët kanë shënuar 12 nga 16 golat që ka realizuar skuadra e Istanbulspor, duke qenë shtylla e ekipit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat