Amrabati nuk është në shitje

Futboll

Amrabati nuk është në shitje

Më: 16 janar 2023 Në ora: 17:40
Mesfushori i Fiorentinës Sofyan Amrabat

Mesfushori i Fiorentinës Sofyan Amrabat nuk është në shitje në këtë afat kalimtar dimëror.

Amrabat shkëlqeu me Marokun në Kupën e Botës dhe ishte përfolur se po kërkohej me ngulm nga Liverpooli.

Sidoqoftë, shefi ekzekutiv i të Vjollcëve Joe Barone ka thënë që nuk e kanë ndërmend që ta shesin këtë janar.

“Mund ta konfirmoj që Sofyan Amrabati dhe Nico Gonzalesi nuk janë në shitje. Presidenti, Commisso, tashmë e ka thënë. Mund ta konfirmoj të njëjtën gjë edhe për Gonzalezin edhe për Amrabatin”, ka thënë Barone për DAZN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat