Mesfushori argjentinas sherr me Simeonen

Futboll

Mesfushori argjentinas sherr me Simeonen

Më: 17 janar 2023 Në ora: 11:52
Mesfushori argjentinas sherr me Simeonen

Marrëdhënia midis mesfushorit argjentinas Rodrigo De Paul dhe trajnerit Diego Simeone është në fund.

Mesfushori kampion bote një muaj më parë me kombëtaren e Argjentinës nuk ka luajtur asnjë minutë që kur është kthyer nga Botërori.

Sipas mediave spanjolle, De Paul nuk e ka mirëpritur këtë vendim të trajnerit për ta lënë në stol dhe bashkë kanë patur një mosmarrëveshje. “Jam kampion bote, dua të luaj”, ka qenë deklarata e mesfushorit argjentinas, që ka kërkuar të Aktivizohet.

Duket se kjo deklaratë dhe mosmarrëveshjet që kanë trajneri Simeone dhe De Paul, kanë mbyllur përfundimisht derënpër mesfushorin, që ka mjaft oferta. Duket se kjo situatë mund ta largojë mesfushorin nga Atletico, në kërkim të një aventure të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat