Rexhepi i bashkohet Voska Sportit

Futboll

Rexhepi i bashkohet Voska Sportit

Më: 17 janar 2023 Në ora: 12:20
Rexhepi

FC Voska Sport gjatë ditës së sotme ka prezantuar mesfushorin tetovar,  Besart Rexhepi,

22-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Borecit në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa edhe pse skuadrës nga Ohri i ishte bashkuar që gjatë verës së kaluar, një dëmtim i natyrës më të rëndë, nuk i’a mundësoi debutimin me fanellën e Voska Sport në fillim të këtij edicioni.

Tashmë kur i njëjti ndihet shumë mirë dhe i gatshëm për të ndihmuar skuadrën në pranverë, me Voska Sport ka firmosur kontratë një vjeçare, duke u bërë kështu tetovari i 7-të që do të luaj me këtë skuadër.

Ndryshe, Rexhepi është prodhim i shkollës së Shkëndijës, derisa gjatë karrierës së tij në formë huazimi kishte luajtur edhe me Gostivarin, Dritën e Bogovinës dhe Borecin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat