​Mbyllen pesë ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, ja rezultatet

Futboll

​Mbyllen pesë ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, ja rezultatet

Më: 17 janar 2023 Në ora: 15:56
Ilustrim

Janë zhvilluar sot pesë ndeshjet e para të fazës 1/8 të Kupës së Shqipërisë, ku nuk munguan edhe rezultatet befasuese.

Vëllaznia e mposhti Bylisin me rezultat 2-0, ndërsa Tirana triumfoi lehtësisht ndaj Lushnjës të cilën e mposhti me rezultat 3-0.

Rezultatet në tri ndeshjet tjera ishin këto:

Dinamo Tirana 1-3 Kastrioti

Korabi Peshkopi 1-3Partizani

Tomori Berat 1-3 Laci.

Nesër do të luhen sfidat Apolonia-Kukësi, Erzeni-Teuta dhe Skënderbeu-Egnatia, që nisin po në ora 13:00.

Ndeshjet e kthimit të këtij turi do të luhen më datën 2 shkurt. Sipas kalendarit të përcaktuar tashmë ndeshjet e para të turit të 1/4-at do të zhvillohen më 1 mars, ndërsa ndeshjet e kthimit më 15 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat