Tre gola për 38 minuta lojë

Futboll

Tre gola për 38 minuta lojë

Më: 18 janar 2023 Në ora: 11:08
Suarez

Ish-sulmuesi i Liverpullit dhe Barcelonës, Luis Suarez shënoi një het-trik të jashtëzakonshëm brenda 38 minutave lojë në debutimin e tij për klubin e ri Gremio. Suarezi ishte një lojtar i lirë në verë dhe vendosi të kthehej në klubin e fëmijërisë, “Nacional”, për një vit në vendlindjen e tij Uruguai. Ai shënoi tetë herë në 14 ndeshje të ligës për të ndihmuar Nacional të bëhej kampion i Primera Division.

Por, ai shkoi në Kupën e Botës pa klub, përpara se të nënshkruante një marrëveshje dyvjeçare me Gremion më 31 dhjetor. Ai tani bëri paraqitjen e tij të parë me klubin brazilian në një fitore 4-1 kundër Sao Luiz mbrëmë (e martë) dhe nuk zhgënjeu.

Suarezit iu bë një pritje e zhurmshme në fillim të kësaj jave, kur mbi 30 mijë tifozë dolën për prezantimin e tij zyrtar dhe uruguaiani filloi t’ua kthej me gola. Sulmuesi uruguaian e nisi shënimin e golave me një goditje të bukur me parabolë mbi portierin kundërshtar vetëm katër minuta pas fillimit të ndeshjes.

Ai u kthye për golin e dytë në minutën e 30-të, para se të shënonte një gol tjetër të bukur në minutën e 38-të për të vulosur het-trikun.  Ky ishte het-triku i parë i Suarezit në 45 minutat e para që kur ai ‘shkatërroi’ Norwich Cityn në Anfield në sezonin e tij të mrekullueshëm 2013/14.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat