Llapi barazon me ekipin nga Hungaria

Futboll

Llapi barazon me ekipin nga Hungaria

Më: 18 janar 2023 Në ora: 17:25
Llapi

Fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi i Podujevës, ka barauar (1:1) me ekipin nga Hungaria, Tiszakécskei LC.

Një test  mirë për djelmoshat e kryetrajnerit Tahir Batatina. 

Synimet e Llapit janë që të përgatiten maksimalisht për pjesën e dytë të kampionatit, me synime që të luftojnë për katër vendet e para.

“Ka përfunduar me epilog të barabartë 1:1 ndeshja e parë miqësore në kuadër të fazës përgatitore në Antalya të Turqisë ndaj ekipit hungarez Tiszakécskei LC.

Golin e vetëm për ekipin tonë e realizoi sulmuesi i ardhur në këtë afat kalimtar, Rinor Hoxha i cili u shërbye mjaft mirë nga Ilir

Krasniqi që nisi aksion të rrjedhshëm në minutën e 75 të ndeshjes.

Vlenë të cekët se portieri ynë, Ilir Avdyli priti penalltinë e mysafirëve në minutën e 56 të takimit.

Skuadra do i vazhdoj përgatitjet ditëve në vijim, ndërsa më 21 janar do ta zhvilloj ndeshjen e vlefshme për Superkupën e Kosovës ndaj Ballkanit", njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat