Gjimshiti titullar, katër gola për 16’ në Atalanta-Spezia

Futboll

Gjimshiti titullar, katër gola për 16’ në Atalanta-Spezia

Më: 19 janar 2023 Në ora: 15:43
Atalanta

Atalanta po përballet me Spezian në ndeshjen e raundit të 1/8-ve në Kupën e Italisë. Sfida në Bergamo ka nisur plot emocione, teksa janë shënuar katër gola brenda 16 minutave.

Nigeriani Ademola Lookman zhbllokoi takimin në minutën e dhjetë, ndërkohë që dyfishoi dy minuta më vonë me një diagonale të saktë.

Spezia reagoi përkohësisht dhe shkurtoi rezultatin me anë të Albin Ekdal (14’).

Atalanta nuk i ndali sulmet dhe në minutën e 26’ realizoi golin e tretë. Aksion shumë i bukur, kombinime fantastike të djemve të Gasperinit dhe finalizim i Hans Hateboer.

Berat Gjimshiti e ka nisur si titullar këtë përballje. Atalanta kryeson 3-1 dhe është shumë afër sigurimit të kualifikimit në çerekfinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat